Tottenham – Chelsea, çfarë nuk shkon në këtë foto? Tifozët kanë shpërthyer në internet

Tifozët kanë kritikuar Nike duke e quajtur përtac pasi Spurs dhe Chelsea veshën xhaketa sportive identike përpara gjysmëfinales së Carabao Cup. 

Tifozët nuk kishin si ta humbnin këtë gjë dhe rrjetet sociale kanë shpërthyer me kritika për kompaninë e artikujve sportivë.

Dy dizajnet janë të bardha me ngjyrë blu në mëngë, dhe vetëm emblemat e skuadrave ndryshojnë.

Një shikues komenton: “Prandaj nuk e pëlqej Nike, Chelsea dhe Spurs kanë të njëjtat veshje. Nike është një kompani kreative…”

Një tjetër tha: “Nike me uniforma të njëjta! Nike është shumë përtace.”