Tortoshi mund të emërohet trajner i Prishtinës

Prishtina ka mbetur pa trajner pasi që gjatë ditës së sotme, Sami Sermaxhaj ka dhënë dorëheqje e cila i është pranuar nga kryesia e klubit.

Prishtina ka nisur që të mendojë për trajnerin e ri. Mësojnë se drejtimin e ekipit, pritet që ta marr trajneri Jusuf Tortoshi, i cili edhe më parë e ka drejtuar këtë klub. “Po, më kanë kontaktuar, kemi biseduar, por nuk ka marrëveshje. Unë jam trajner i Flamurtarit, prandaj do të shohim çfarë do të ndodh. Tash për tash kjo është” tha Tortoshi për Gazetaolle.com, duke mos përjashtuar mundësinë e rikthimit te Prishtina.

Tortoshi me Flamurtarin bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. /Olle

 

Loading...