Tortoshi: Drita favorite, ajo pati skuadër për të mbijetuar pa barazh

Trajneri i Flamurtarit, Jusuf Tortoshi, beson që skuadra e tij mund ta befasojë Dritën, por thotë që gjilanasit janë favorit.

“Favorit në këtë ndeshje është Drita, sepse ka një skuadër shumë të mirë. Mendoj që me ndeshjet që i ka shfaqur në pranverë, Drita e ka merituar që t’i ikë edhe barazhit, por nuk kishte fat”, theksoi Tortoshi në emisionin sportiv “Arena” në Tribuna Channel.

“Nesër është një ndeshje vendimtare kur s’ka barazim, andaj të shohim se a do të fitojmë apo do të humbim”, përfundoi ai. /Olle