Torino kërkon të transferojë Ajetin te Pescara

Arlind Ajeti dëshiron të qëndrojë të Tprino, por mediat italiane zbulojnë një detaj që lidhet me të ardhmen e 23-vjeçarit.

Sipas “Calciomercato.com”, klubi granata po punon intensivisht në merkato dhe një nga repartet që mbetet kantier i hapur është edhe mbrojtja.

Mbrojtësi tunizian i Valencias, Abdennour është në bisedime me presidentin Cairo, ndërsa Torino ka zyrtarizuar edhe mbrojtësin Carlao, i cili mbërrin në Itali pas ekseriencës me skuadrën qipriote të APOEL Nicosia.

Një tjetër lojtar në planet e Mihajlloviç është edhe mbrojtësi i Peskarës, Fornasier dhe është pikërisht Ajeti që mund ta zgjidhë transferimin e tij.

Nga ajo që theksojnë mediat, Ajeti është propozuar për një këmbim me 23-vjeçarin italian. Ajeti u transferua gjatë muajve të verës te skuadra “granata” me parametra zero pas një sezoni të suksesshem në radhët e Frosinones

Loading...