Torcida: Plisat janë pula, Prishtina është qytet i pulave të bardha

Derbi mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës ka nisur të “nxehet” para kohes mes dy tifo-grupeve, që e kanë “goditur” njëra-tjetrën para sfidës së shumëpritur.

Pasi që kreu i Plisave, Albert Kastrati, theksoi që Prishtina do ta shkelë Trepçën ashtu si gjithmonë, ka ardhur në anën tjetër reagimi i Genc Vocës, kryetar i Torcidës.

“Trepçën e ka shkelur gjithmonë politika, sepse Plisat janë vetëm pula dhe Prishtina është një qytet me shumë pula të bardha”, deklaroi Voca për “GazetaOlle.com”.

Ju kujtojmë që ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës do të zhvillohet në Ferizaj.