Torcida me organizimin e vitit, kundërshtarit do t’i dridhen këmbët

Torcida ka bërë organizim special për ndeshjen historike të KH Trepçës në arenën ndërkombëtare ndaj Pottaisa Turdas. 

Tifo-grupi mitrovicas ka ftuar të gjithë në palestrën “Minatori”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë.

“Loja Historike e KH.TREPÇA

Torcidasha dhe ju të nderuar qytetar të Mitrovicës,dashamirë të sportit në qytetin tonë,

Me datën 25.11.2017 e shtunë klubi ikonë i hendbollit KH.TREPÇA zhvillon ndeshjen historike,të parën pas lufte në garat europiane,

Ne me këtë rast ju bëjm thirrje gjithë qytetit dhe gjithë anëtarëve të Torcidës që në numer sa më të madh të jemi në përkrahje dhe pranë klubit tonë,

KH.TREPÇA meriton shumë,sepse ishin këta djem dhe këta qytetar që e mbajtën gjallë këtë emër edhe në ditët më të vështira,vetëm e vetëm që klubi një ditë ta bëjë krenar qytetin,andaj tashmë në ditët e krenaris duhet ti shpërblejm me përkrahje maksimale,

TORCIDA është formuar falë KH.TREPÇËS dhe paraqitja jonë e parë është pikërisht në përkrahje të këtij klubi,prandaj do të përkujdesemi bashkarisht të pregadisim diqka më speciale dhe spektakli do të jetë i garantuar”. /Gazeta Olle/

Fotografia e TORCIDA 1984