‘Torcida’ mbetet pa kryesi

Klubet e Mitrovicës që kanë një tifozëri të zjarrtë si ajo e ‘Torcidës’ kanë mbetur pa udhëheqinë e kësaj tifozërie. Themeluesi i Torcidës, Shefqet Begu – Qeti, kryetari i tamishëm Adnan Musa – Naku dhe nënkryetari Bekim Zymberi, kanë japur dorëheqje nga postet e tyre nga të gjitha aktivitetet sa i përket ‘Torcidës’. Dorëheqja ka të bëjë me arsyje familjare.

“Torcida asnjeherë nuk do të shuhet dhe kemi fat që kemi pasuesin tonë dhe gjithmonë do të jetë në duar të sigurta. Gjatë 11 vite si kryetar i Torcidës falenderoj të gjithe anëtarët e Torcides për respektin dhe mbështetjen qe ma keni bërë. Po ashtu falënderoj komandant Qetin dhe nënkryetarin Bekim Zymberi që i kam pasur krahë të djathtë gjithmonë”, tha Musa pas dorëhqejes.

Në ditët e ardhshme do të dihet përbërja e kryesisë së re të njërit prej tifo grupeve më të mëdha shqiptare.