Torcida akuzon Trepçën për kurdisje “7+” pas humbjes 6:1 nga Arbëria!

Klubi me nam në futbollin vendor, Trepça, ka pësuar humbje turpëruese nga Arbëria në udhëtim.

Pavarësisht disa rezultateve të mira këtë sezon, çuditërisht mitrovicasit humbën 6:1 nga Arbëria, përcjellë Gazeta Olle.

Tifo-grupi mitrovicas, Torcida, dyshon se kjo ndeshje u kurdis për përfitime në bastore.

Ata kanë shkruar në faqen e tyre se ndeshja u mbyll në zhargonin bastoresk, 7+.

Torcida ka kërkuar dorëheqjen e Fidaim Haxhiut.

Më poshtë mund të shihni postimin e tyre. /Gazeta Olle/