Topalli: Për këtë arsye e lash Vushtrrinë për Ballkanin

Përforcimi i ri i Ballkanit, Jetmir Topalli është prezantuar dje te skuadra nga Theranda me të cilën nënshkroi kontratë 2 vjeçare.

Sulmuesi i ri ka treguar arsyet pse vendosi të largohet nga Vushtrria, për aventurë të re në Superligë. Ai është i bindur që ka ardhur koha të dëshmohet tani në Superligë, teksa ka falenderuar ish skuadrën e tij për bashkëpunimin

“Përshëndetje Miq të dashur!

Me anë të këtij njoftimi dua të ju informojë se nga sot kam vendosur ti bashkohem skuadrës së Ballkanit nga Theranda.

Por, para se të ndalem të flas për aventurën time të re më lejoni të bëj një falenderim që buron nga thellësia e zemrës. Sot po ndahem zyrtarisht nga FC Vushtrria, nga tifozët “Forca”, me të cilët edhe pse për një kohë të shkurtër ishim bashk depërtuan thellë në ndjenjat e mija me ç’rast për mua do të mbeten përherë në zemrën time. Faleminderit drejtuesve të skuadrës të Vushtrrisë për mundësinë e dhënë, faleminderit tifozëve për përkrahje, faleminderit bashkëlojtarëve me të cilët kalova një stinor fantastik personal si dhe trenerin ISA SADRIU qe me ka ndihmuar shum gjate gjith ktyre momenteve dhe me heret ,por fakkeqësisht nuk arritëm atë për çka luftuam me plotë energji dhe forcë. Unë besojë që Vushtrria edhe pa mua do të rikthehet aty ku e ka vendin Superligë.

Për mua si futbollist i ri me ambicie të arrijë sa më lart në futboll pas disa vjete në Ligën e Parë me 2 Korrikun e Vushtrrinë, ishte koha të kalojë në një nivel me të lartë. Skuadra e Ballkanit ishte më konkretja në ofertat e shumta që pata, andaj pas bisedave me kryetarin e klubit Arsim Kabashi, vendosa ti bashkohem projekltit serioz që ka kjo skuadër për të cilën premtoj që do të jap më të mirën nga vetja në mënyrë që Ballkanin ta ngrisim së bashku me shokë në majat e futbollit kosovar.

Faleminderit Vushtrria, Forca Ballkani…”