Top-talenti i Serie A që paguhet vetëm 50 mijë euro në sezon

Cristiano Ronaldo, Romelu Lukaku, Matthis De Ligt, Zlatan Ibrahimovic dhe shumë kolegë të tjerë në Serie A janë multi milionerë tashmë falë pagave të tyre të majme.

Në Serie A , ka dhjetëra lojtarë që kanë pagë vjetore me miliona euro, transmeton telegrafi.

Por duhet hedhur një vështrim edhe tek ata që e kanë pagën e vogël, e që nuk janë të pakët në Serie A.

Madje disa prej tyre janë lojtarë që luajnë startues, sic është rasti i mbrojtësit shqiptar të Veronës, Marash Kumbulla (50 mijë euro në sezon) dhe vazhdon të fitojnë më pak se shumë shokë të skuadrës.

Pagat janë nxjerrë nga ueb faqja Capology.com, ku janë gjetur 10 lojtarët me pagën më të ulët në Serie A.

Marash Kumbulla