Top sulmuesi i Ligës së Parë i bashkohet Feronikelit

Ende pa nisur zyrtarisht afati kalimtar i dimrit, dy herë kampioni i Kosovës, Feronikeli, po mendon për stinorin pranveror.

Skuadra nga Drenasi ka afruar në prova sulmuesin e Bashkimit të Koretinit, Dardan Dermaku.

“GazetaOlle.com” mëson se lojtari i është bashkuar sot Feronikelit në stërvitje.

dermaku

Ai për disa ditë do të jetë nën urdhërat e trajnerit Zekiria Ramadani, dhe nëse bind atëherë do t’i ofrohet kontrata.

demaku

Dermaku është sulmues, i cili ka shkëlqyer në stinorin vjeshtor të Ligës së Parë, në fanellën e Bashkimit nga Kamenica.

trepca 89 feronikeli hoti feronikeli llapi feronikeli genc nuza drenas feronikeli