“Top-3″ deklaratat e David dhe Victoria Beckham për njëri-tjetrin

David Beckham dhe Victoria Beckham, janë një çift shumë i dashur për publikun, shkruan “KP”. Ata kanë vite të gjata që janë së bashku dhe kanë disa fëmijë.

Mirëpo, ajo çka e bën edhe më të veçantë këtë çift është dashuria që ata e ndjenjë për njëri-tjetrin dhe mënyra se si e shfaqin atë.

Këtu mund t’i lexoni disa nga gjërat që ata i kanë thënë për njëri-tjetrin:

“E dua Victorian për atë që është”– David Beckham.

“Ai ka më shumë personalitet se sa që mendojnë njerëzit, ai është shumë i thellë dhe i dashur. Ai di çdo herë se si të vishet, kjo është pjesë e personalitetit të tij origjinal” – Victoria Beckham.

“Nëse e doni dikë ju dëshironi të kujdeseni për të, ta befasoni dhe t’ia bëni me dije se si ndjeheni. Kjo nënkupton një vikend diku larg. E di që Victoria mendon që unë jam romantik” – David Beckham.