Tomoviç: Duhet ta mbajmë qetësinë kur të na provokojnë

Futbollisti i Përfaqësueses së Serbisë, Nenad Tomoviç, pret provokime nga tifozët në “Elbasan Arena”, por thotë se ai dhe shokët e tij duhet të dijnë se si të reagojnë.

“Rivaliteti mes skuadrave është i madh dhe për këtë arsye, fitorja është shumë e rëndësishme”, deklaroi Tomoviç.

“Presim provokime sepse janë gjëra që mund të ndodhin në ndeshje si kjo. Ne nuk duhet të reagojmë në mënyrë të papërshtatshme”, shtoi futbollisti i Fiorentinës. /Olle