“Tmerri rikthehet në Kosovë”

Samir Sahiti rikthehet në futbollin kosovar pas aventurës në Shqipëri. Anësori mitrovicas, është në bisedime me tri klube të elitës së futbollit kosovar.

“Jam në negociata me tri skuadra të Superligës dhe përfundimisht do të luajë në Superligë në sezonin e ri. Tmerri është kthyer në Kosovë”, deklaroi Sahiti për “GazetaOlle.com”.

Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Sahitit.