Tjetër yll i basketbollit kosovar largohet nga Sigal Prishtina pas Dardan Berishës

Një tjetër basketbollist thuhet se është afër largimit nga Sigal Prishtina.

Pas Dardan Berishës, i cili është afër zyrtarizimit te skuadra nga Republika e Çekisë, Cez Nymburg, tani e ka radhën Drilon Hajrizi.

Sipas disa raporteve, Hajrizi ka arritur marrëveshje me një skuadër nga Japonia dhe pritet vetëm zyrtarizimi i largimit, shkruan Indeksonline.

Hajrizi u transferua në Prishtinë nga rivali Peja, kurse së fundi po përballet me një dënim nga Federata e Basketbollit në Kosovë.

23456410_1788568007820942_2714709455758345600_o-1024x683