Tjetër sukses ndërkombëtar i Njësisë Speciale Intervenuese në garën “Cross Fit Spartan 300″

Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) e Policisë së Kosovës nga data 12 deri më 15 qershor 2018 ishte pjesëmarrëse në garën “Cross Fit Spartan 300″, ku morën pjesë mbi 10 shtete dhe mbi 20 ekipe garuese.

Në këtë garë të mbajtur në Budapest të Hungarisë, NJSI si ekip arriti të rangohet brenda kategorisë së vet në vendin e parë.

IMG-3331790d95e09a0eb71adf579e3b3ae9-V
Po ashtu në nivel individual NJSI mori edhe dy medalje (vendin e parë dhe të dytë).
Njesiti pranoi edhe mirënjohje si ekip shumë aktiv gjate 4 viteve të pjesëmarrjes në këtë garë.

IMG-7f72016e571770aab4fd83674c261f5d-V
Gara në fjalë njihet si shumë sfiduese dhe garuesit duhet të kenë përgatitje superiore fizike dhe psikike.
Gjatë kësaj gare polici garues e sfidon veten në kufijtë e extremit fizik.
Kjo garè kerkon perkushtim maksimal, përgatitje profesionale, tekniko/fizike në disiplinën Cross Fit , si dhe kujdes rigoroz ne ushqim.
Njësia Speciale Intervenuese u perkrahë siç duhet nga Policia e Kosovës, eprorët e saj komandues dhe kjo është një ndër faktorët kyç motivues për të njëjtit.
Një mbështetje të madhe tekniko fizike, dihet se NJSI kishte edhe nga Cross Fit – Prishtina konkretisht Leart Tërmkolli.
Bazuar në fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale, vërehet se afër tyre ishte edhe Ismet Mehmeti, për të cilin flitet se çdo herë vullnetarisht jep përkrahje maksimale.

IMG-4475032b15dc6c67f6d3fabc0b173787-V