Tjetër skuadër italiane pas Vedat Muriqit

Klubi i Serie A së Italisë, Napoli i është shtuar listës së gjatë të klubeve që po interesohen për yllin e përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, njofton “Corriere dello Sport”, transmeton Koha.

Napoli është duke kërkuar një zëvendësues për polakun Arkadiusz Milik dhe e sheh Muriqin si zëvendësues ideal.

Por, transferimi i Muriqit nga Fenerbahçe do të kushtonte rreth 20 milionë euro.

Tottenhami, Manchester Unitedi, Leicester City, Eintracht Frankfurti, Lazio, Fiorentina e Juventusi, po ashtu kanë shprehur interesim për Muriqin.

Muriqi ka shënuar 13 gola në 25 ndeshje në ligë këtë stinor. Ai ka kontratë me Fenerbahçen deri në verën e vitit 2023.