Tjetër skuadër e madhe pas Haalandit

Shumë skuadra janë vënë pas sulmuesit të talentuar të Dortmundit, Erling Haaland.

Pas Real Madridi, Juventusit tashmë në garë për sulmuesin norvegjez është futur edhe kampioni i Francës, PSG.

Sipas asaj që shkruan gazeta e njohur spanjolle Marca, drejtuesit e klubit francez kanë nisur që tani të mendojnë për zëvendësuesin e Kylian Mbappe, i cili pritet ti bashkohet Real Madridit.

PSG ka shtuar interesimin, dhe për të kundërpërgjigjur skuadrës mbretërore kërkon me çdo kush ta rrëmbejë sulmuesin e Dortmundit, i cili është duke kaluar në një formë jashtëzakonisht të mirë tek Dortmundi këtë sezon.

Haaland u bë futbollisti i parë që shënoi në Bundesligë pas rikthimit nga koronavirusi.