Tjetër largim nga Drita, e vazhdon karrierën në Shqipëri

Drita e Gjilanit mori në verë disa lojtarë nga Shqipëria, ndërkohë që i pari që e mbylli me kampionët në fuqi të Kosovës ishte sulmuesi Eri Lamçja.

Shtatshkurtri ndërpreu kontratën me konsensus dhe iu bashkua skuadrës së Bylisit në Kategorinë e Parë.

Sportekspres.com mëson se lojtari i radhës që e ka mbyllur bashkëpunimin me Dritën është Ervis Kaja.

Lojtari polivalent, luan në qendër të mbrojtjes dhe mesfushës, si dhe mbrojtës i djathë. Ai luajtur rregullisht me gjilanasit, por me konsensus e ka ndërprerë kontratën dhe tani është i lirë. Me fanellën e Dritës, Kaja arrit të shënonte edhe një gol, transmeton Gazeta Olle.

Kavajasi me shumë mundësi do të rikthehet në Shqipëri dhe ofertat nuk i mungojnë. Në Kosovë, para Dritës, Kaja ishte aktivizuar me Lirinë e Prizrenit, kurse në Shqipëri numri i ekipeve më të cilat ka luajtur është i madh.