Tjetër futbollist nga Serie A i prekur nga koronavirusi

Mbrojtësi i qendrës, Fabio Depaoli është bërë lojtari i gjashtë i Sampdorias i infektuar me koronavirus.

“Ky është një përbindësh i padukshëm që sulmon pa asnjë dallim”, ka thënë ai, raportojnë mediumet italiane.

Më herët gjatë të shtunës, Sampdoria ka thënë se nuk do të jap informata tjera lidhur me koronavirusin. Por Depaoli përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se edhe ai ka dalë pozitiv në testet për koronavirus.

Manolo Gabbiadini, Omar Colley, Albin Ekdal, Antonio La Gumina dhe Morten Thorsby janë lojtarët tjerë të Sampdorias të prekur me koronavirus, raporton Koha.net.

“Për fat të keq unë jam testuar pozitiv për COVID – 19. Dua t’iu sigurojë se jam mirë. Duke marrë masat e duhura dhe duke ndjekur këshillat profesionale ne mund të fitojmë ndeshjen tonë më të madhe dhe të kthehemi më të fortë. I falënderoj të gjithë mjekët që po na ndihmojnë”, ka thënë 22-vjeçari.

Tani janë dhjetë lojtarë të Serie A të prekur me koronavirus. Tre janë të Fiorentinas e një i Juventusit.