Tirana merr fitoren e shtatë më radhë, fiton derbin e madh ndaj rivalit të vjetër

Tirana ka marr edhe fitoren e shtatë me radhë në kampionat.

Këtë mbrëmje, Tirana fitoi në udhëtim te Vllaznia në Shkodër me rezultatin 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Edhe kësaj radhe, goli i fitores për Tiranën erdhi në fund të ndeshjes.

Cobbinah, ishte heroi i ‘Fanatics’ me golin e tij në minutën e 86-të.

Me këtë fitore, ‘bardheblue’, tashmë marrin pozitën e parë në tabelë me 40 pikë, të ndjekur nga Kukësi me 38 pikë por me një ndeshje më pak.