“Tigrat” e Pozheranit po ndihen të tradhtuar nga Komuna e Vitisë dhe drejtuesit e klubit

Infrastruktura është njëri ndër problemet kryesore më të cilin po ballafaqohet klubi i Vllaznisë nga Pozherani tani e një kohë të gjatë.

Zotimet për rregullimin e fushës “Ibrahim Kurteshi” dhe një stadiumi ndihmës tashmë kanë mbetur premtime të parealizuar.

Në fakt stadiumi ndihmës pritet të fillojë të ndërtohet shumë shpejtë, por Komuna e Vitisë ka vendosur që këtë impiant ta ndërtojë në fshtin Sadovinë, shkruan Gazetasheshi.com.

vllazniaa

Për këtë arsye tifozët “Tigrat” po ndihen të tradhtuar nga komunarët që brenda javës pritet ta hedhin në votim këtë projekt propozim në asamblenë komunale, ndërkohë që gjithashtu pritet të ketë protesta të ashpra nga tifozët pozheranas nëse një gjë e tillë do të realizohet.

Tifozët pozheranas po ndjehen të tradhtuar edhe nga zyrtarët e klubit, të cilët sipas tyre për interesa personale janë pajtuar që një gjë e tillë të ndodh dhe kanë ndryshuar agjendën e paraparë për bllokimin e procesit të ndërtimit të stadiumin ndihmës në Sadovinë.

vllaznia

Disa anëtarë të tifozërisë “Tigrat” në kushte anonimiteti i kanë thënë Gazetasheshi.com se tashmë një pjesë bukur të madhe të fajit e bartin edhe disa nga drejtuesit e klubit të cilët për interesa që lidhen ngushtë me familjarët e tyre kanë vendosur që të pranojnë këtë propozim.

Mirëpo, gjithnjë sipas këtyre tifozëve ata nuk do të lejojnë që një gjë e tillë të ndodh dhe pritet të ketë protesta të mëdha gjatë javës.

vllaznia