Tifozja shqiptare: Ja si më puthi Lorik Cana

Ndeshja Shqipëri – Armeni e zhvilluar me 11 tetor të vitit të kaluar ishte vendimtare për shqiptarët.

Pas fitores historike në Armeni, ku Shqipëria siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në Euro 2016, padyshim që të gjithë shqiptarët ishin në festë.

Futbollistët u kthyen nga “Elbasan Arena” në Tiranë për të festuar atë natë, në “Crazy Calvin” klubin ku bëjnë muzikë vëllezërit Stefi dhe Aurela Gaçe, transmeton lajmi.net.

Edhepse nuk kishte program atë ditë, për festën e kombëtares u mblodhën shumë personazhe publike për të festuar me djemtë e kombëtares të cilët na bënë shumë krenar.

Atë natë, një ish banore e Big Brother 7, Esterina Tafili ishte e pranishme duke u argëtuar e festuar me të gjithë kuqezinjtë.

Por ajo që kujtojmë është deklarata e saj e cila u shpreh shumë e lumtur që e kishte takuar Lorik Canën madje tha se kapiteni e kishte puthur.

“Fotot flasin vetë, u ndjeva sikur njiheshim prej kohësh. Unë e falenderova që më zgjodhi mua të kërcenim bashkë, edhepse aty kishte plot vajza të tjera, ndërsa ai më buzëqeshi dhe më dha një puthje”, pati deklaruar aso kohe Esterina.

Ish banorja është parë mbrëmë në stadium duke bërë tifo për kombëtaren e cila fitoi kundër Rumanisë.

cana