Tifozi me më së shumti shalla në botë (Foto)

Të jesh tifoz i një klubi futbolli është një gjë shumë e veçantë pasi përjeton gjithçka me atë klub.

Skuadra e zemrës të gëzon, të dëshpëron, të jep momente tejet të mira por edhe tejet negative në humbje.

Por tifozi çek nuk u dëshpërua asnjëherë me klubin e tij të zemrës Spartën e Pragës ku luan edhe futbollisti shqiptar Herolind Shala.

Ai tregon se shallin e parë e ka blerë në vitin 2007, ndërsa ka 190 të tilla ku disa nga to edhe i ka marrë dhuratë.

“Shalli është një simbol për mua. Nuk shkoj asnjëherë në stadium për ta parë skuadrën time pa pasur shallë me vete. Kjo më jep siguri dhe më identifikon mua si një tifoz i Spartës”, deklaroi djaloshi i ri, transmeton Telegrafi.

Ndër shallat më të vjetra i ka nga viti 1992/93 ku në kuadër të Ligës së Kampionëve, Sparta e Pragës luajti me Barcelonën, Dynamo Kievin dhe Benficën si dhe nga viti 1997 nga përballja me Salzburgun.

Të kesh një koleksion të shallave për skuadrën tënde padyshim që është një gjë e mirë, por të kesh 190 të tilla kjo tregon më së miri për dashurinë e madhe që ka tifozi me klubin e tij Spartën e Pragës.

TI TIF TIFOZ