Tifozi i vrarë i Plisave ishte futbollist i 2 Korrikut

Anëtari i Plisave, Lekë Bulliqi, i cili tragjikisht u plagos dje, ndërsa sot ndërroi jetë, ishte edhe futbollist.

17-vjeçari ka qenë lojtar i grupmoshave të reja të 2 Korrikut të Prishtinës.

Ai njihej edhe si lojtar i dalluar, shkruan Gazeta Olle.

Bulliqi u plagos dje në lagjen Arbëria të Prishtinës.

Pas plagëve të marra ai sot ndërroi jetë.

“Pas një atentati me armë të ndodhur dje në lagjen “Arbëria”, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot(13.03.2020) shoku jonë Lekë Bulliqi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e Plisave.

Leka ishte tifoz i Prishtinës, derisa të shtunën e përkrahu klubin bardhekaltër në sfidën me Dritën në udhëtim.