Tifozi i Schalkes padit referët dhe sistemin VAR: Policia gjermane po….

Schalke 04 në fundjavën e kaluar ka humbur me rezultat 3:0, ndaj Bayern Munchen.

Tre golat për “Bavarezët” i shënoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski, shkruan Gazeta Olle.

E një tifoz i Schalkes i dëshpëruar me humbjen ka bërë një padi të çuditshme.

Ai ka paditur referët e ndeshjes së lartë cekur si dhe sistemin “VAR” me akuzat për mashtrim.

Policia gjermane tashmë siç njoftojnë në një komunikatë në rrjetet sociale, po merren me rastin./GazetaOlle

Fotografia e Faton M Jashari