Tifozi i Juventusit shënoi për Frosinonen! (FOTO)

Leonardo Blanchard shënoi golin e barazimit për Frosinonen kundër Juventusit në Torino.

Në minutën e 92-të ai realizoi me kokë, në stadiumin ku kishte ardhur shpesh, por si tifoz i kampionit të Italisë.

Blanchard ishte së bashku me grupin “VIKING” në tribunën e stadiumit në Berlin për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, raporton lajmi. net.

“Sikur jam në ëndërr, të shënoj gol ndaj klubit tim, shpresoj që shokët të mos jenë hidhëruar. Për mua është dita më e rëndësishme në jetë. Golin ia dedikoj vajzës”, deklaroi ai.

TTT