Tifozi i Bayernit bën show gjatë ndeshjes, ‘jep urdhra me atlete’ në vend të telefonit

Mbështetësi i skuadrës gjermane ka mbërthyer në veshin e tij një atlete ‘Adidas’, ndërsa dukej se po bënte një telefonatë në ndeshjen mes Leverkusenit dhe Bayern Munichut.

Në vend që të përqëndroheshin në fitoren 3:1 të Bayernit ndaj rivalëve të tyre të Bundesligës, tifozët e ‘bavarezëve’ më shumë ishin të fokusuar të bëjnë gjëra interesante për t’i vënë në rrjetet sociale.

 One Bayern Munich fan used his adidas shoe as a phone this weekend

Një imazh i tillë është vërejtur kur një tifoz kishte vënë atletet ‘Adidas’ në vesh, duke imituar një telefonatë.

Rasti interesant u vërejt pasi kapiteni i Bayern Munchenit, Thomas Muller, iu afrua për të hedhur një rivenie këndore në fillim të pjesës së dytë.

 Bayern Munich ran out 3-1 winners away to Bayer Leverkusen on Friday

Tifozi që po bënte thirrjen e çuditshme mbante syze dhe një shall të kuq në të bardhë.

Tifozi u bë hit në titujt e fundjavës dhe përdoruesit e medias sociale shpërndanë gjerësisht fotografinë e tij.

Një përdorues komentoi: “Ndoshta ai është një organizator që jep udhëzime për trajnerët?”

Një tifoz i Bayernit tha: “Unë mendoj se ai po bën komentin e futbollit për një rrjet të lirë sportiv”. /Gazeta Olle/

Image result for leverkusen vs bayern munich