Tifozi futet në fushë dhe grushton futbollistin, ai përgjigjet me gol në fund: Ja skenat e pabesueshme (VIDEO)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Championshipin e Anglisë.

Një tifoz i Birminghamit është futur në fushë, duke goditur në kokë lojtarin e Aston Villas, Jack Grealish, përcjell GazetaOlle.

Ky veprim i tifozit të skuadrës vendase, u prit me duartrokitje nga bashkëtifozët e skuadrës.

Kapiteni i Aston Villës mbeti i shtrirë në tokë, ku lojtarët e tjerë të Aston Villas u nervikosën shumë për këtë veorim.

Por ai arriti të shënonte gol në minutën e 67′ duke i dhënë avantazh skuadrës së tij. /GazetaOlle/