Tifozi çek me kërkesë të pabesueshme për Milot Rashicën!

Tifozë çek që kërkojnë fanellën e lojtarëve të Kosovës. Duket e pabesueshme, por kështu tregon fotoja në vijim.

Një tifoz në tribunën kryesore, ku qëndronin çekët, mbajti tërë kohën një fanellë të bardhë me një kërkesë të veçantë për Milot Rashicën.

“Milot Rashica, të lutem më jep fanellën”, – shkruante në fanellën e tifozit, raporton Gazeta Olle.

Shkrimi ishte në gjuhën gjermane dhe çeke. Me shumë mundësi ai ishte tifoz i Werder Bremenit, dhe me gjasë idhull i Rashicës.

Kosova u mund në Plzen 2:1 nga Republika e Çekisë. /Gazeta Olle/