Tifozëve nuk do t’iu lejohen parat në ndeshjen Sigal Prishtina – Energia Targu

Sigal Prishtina ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm para ndeshjes së nesërme me rumunët e Energia Targu, në kuadër të FIBA Euro Cup.

Në njoftim thuhet se asnjë tifozi nuk do t’i lejohen parat e imëta në sallë.

“Ju njoftojmë se në ndeshjen ndaj CS Energia, që zhvillohet në kuadër të FIBA Europe Cup nuk do të lejohen paratë e imëta/ të hekurit (tima). Kjo është konform rregullatores së FIBA-së. Ne shpresojmë të hasim në mirëkuptimin tuaj!  Ju faleminderit paraprakisht, Stafi i KB SIGAL Prishtina”, thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës, përcjell Olle.

Ndeshja luhet nesër mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë nga ora 19:00. /Olle/

loading...