Tifozët serbë me koreografi: Harta e Kosovës në flamurin serb

Tifozët e Crvena Zvezdës edhe një herë e kanë shprehur revoltën e tyre ndaj UEFA-s dhe FIFA-s, të cilat e pranuan Kosovën në gjirin e tyre këtë muaj.

Ata e shprehën mllefin e tyre në ndeshjen ndaj Radniçkit në Nish, në mbyllje të sezonit, raporton Zëri.

Në fakt, ata e kishin përgatitur një koreografi, ku shihet flamuri gjigant serb, ndërsa në mesin e tij, harta e Kosovës.

 

Më pas, ata kanë shpalosur edhe parulla si “Vendi duhet reaguar, sepse Marakana do ta vuajë ndarjen e Kosovës nga Serbia dhe se ky do të jetë një bombardim i sportit serb”, si dhe “Kush është anëtari tjetër i ri i FIFA-s? Shteti Islamik ndoshta!?”.

Duket se tifozët “Delije” po shohin ende ëndrra me sy hapur, duke pasur iluzione se Kosova është pjesë e Serbisë..

https://www.youtube.com/watch?v=XAJ9PahAaXw