Tifozët paguajnë deri në 19 euro për të parë ndeshjen e Bundesligës!

Po zhvillohen katër takime në kuadër të Bundesligës gjermane.

Në ndeshjen Borussia Monchengladbach – Bayern Leverkusen, janë parë disa ‘tifozë’ në tribuna, shkruan Gazeta Olle.

Aty janë parë disa ‘tifozë’ të vendosur në ulset e stadiumit, e të cilët ishin fytyrat e disa prej tifozëve të zakonshëm të kësaj skuadre.

Në faktë, secili ‘tifoz’ pagoi 19 euro për të pasur kartonin e tij të vendosur në stadium.

Ndërsa 13 mijë ishte numri i atyre që kishin zgjedhur të paguajnë këtë ‘bilet’ për këtë ndeshje të sotme.