Tifozët kërkuan që ta sillnin të luante në Shqipëri, Perisic i përgjigjet kritikave në Instagram

Performanca aspak e mirë e Interit, ka bërë që tifozët zikaltër të nxjerrin dufin e tyre tek lojtarët.

Një nga të akuzuarit ishte edhe Perisic, për të cilin u kërkua që pas paraqitjeve të dobëta, ta sillnin të luante në Kategorinë e Parë shqiptare.

Por, nëpërmjet një foto të postuar në Instagram, kroati i është përgjigjur kritikave të tifozëve. “Më është dashur të luftoj si dreqi, dhe lufta si dreqi më ka bërë ky që jam” – shkruan Perisiç.

Interi dhe Perisic janë në krizë të rezultateve në ndeshjet e fundit.

perisic