Tifozët e Real Madridit të pakënaqur, Santiago Bernabeu gjysmë i zbrazur

Tifozët e Real Madridit po preferojnë të qëndrojnë larg stadiumit “Santiago Bernabeu”.

Stadiumi i Real Madridit ishte gjysmë i zbrazur për ndeshjen e “Los Blancos” kundër Eibarit sot, të cilën madrilenët e fituan me rezultat 2:1, raporton Gazeta Express.

Edhe pse vetëm 50,284 tifozë ishin të pranishëm në tribunat e “Santiago Bernabeu”, kjo ndeshje nuk futet as në top tri ndeshjet e Real Madridit me më së paku tifozë në stadium për këtë sezon.

Vetëm 44,231 kishin qenë të pranishëm në ndeshjen e Real Madridit kundër Leganes, për Kupën e Mbretit në janar, dhe vetëm 48,346 kishin qenë në stadium për ta shikuar ndeshjen e parë të Julen Lopeteguit në karrigen e trajnerit të “Los Blancos”, kundër Getafes.

Fitorja e së dielës të kaluar kundër Huescas ishte përcjellë nga vetëm 49,293 tifozë në stadiumin që ka kapacitet prej 81,044 ulëseve.

Më së shumti tifozë kishte pasur në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Barcelonës, kur erdhën 80,471 tifozë.

Gjatë tri sezoneve të fundit, numri i të pranishmëve në Santiago Bernabeu është ulur për rreth 10 mijë tifozë.