Tifozët e Pejës me super mesazh në Rahovec!

Ka filluar gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Kosovës në basketboll.

Në Rahovec, skuadra me po të njëjtin emër po luan ndaj Pejës, shkruan Gazeta Olle.

Në palestrën e stërmbushur, tashmë prezent janë edhe tifozët mysafir nga Peja, Shqiponjat.

Këta të fundit kanë shpalosur një mesazh që mori duartrokitjet e gjithë palestrës.

“Nuk ka jug as veri, Mitrovica o Shqipni”, kanë shkruar Shqiponjat.