Tifozët e Partizanit “sulmojnë” trajnerin për Mentor Mazrekajn (FOTO)

 Barazimi pa gola i Partizanit të Tiranës ndaj Vllaznisë, nuk është pritur mirë nga tifozët e skuadrës kryeqytetase.

Ata kanë zbuluar një pankartë ku i dilnin në përkrahje Mentor Mazrekajt, lojtarit nga Kosova, që nuk po bënë pjesë në planet e trajnerit Sormanit.

“No Menqa, No Party, MM14” (Nuk është Menqa, nuk ka festë), shkruhej në banderollën e tifozëve, raporton Gazeta Olle.

Pas ndeshjes trajneri dhe lojtarët iu drejtuan tifozëve, por ata nuk pranuan përshëndetjen e trajnerit. /Olle

menqa