Tifozët e Interit me talljen e vitit kundër Juventusit

Tifozët e Interit janë tallur mbrëmë keq me Juventusin. Zikaltërit u tallën me bardhezinjtë në ndeshjen me Fiorentinën mbrëmë.

Katër tifozë të Interit, veshën fanellat e golashënuesve të Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit në Kardif, përcjellë “Lajmi.net”.

Ata u renditën në atë mënyrë siç ishin shënuar golat në atë mbrëmje dëshpëruese për torinezët.

Ndryshe, Interi e mposhti Fiorentinën 3:0 mbrëmë.

auto_20914658_10155003635128865_8579774369110197663_n1503262273