Tifozët e Dritës sulmojnë lojtarët e Llapit (FOTO)

Llapi arriti të fitojë në udhëtim te Drita 0:1 me golin e realizuar nga Berat Hyseni.

Mirëpo, futbollistët e Llapit morën edhe grushte nga tifozët vendas.

Është sekretari i klubit llapjan, Muhamet Rexhepi, i cili ka njoftuar se përderisa po hypnin në autobus, disa tifozët vendas e kanë godur kapitenin, Benjamin Emini dhe portierin Ilir Avdyli.

“Futbollistët që e pësuan ishin Emini dhe Avdyli. Kjo duhej të ndodhte më së paku. Përndryshe, Llapi falënderon kryesinë e Dritës për mikëpritje. Shembuj të tillë të mikëpritjes duhet të ndiqen, por sjelljet e tilla të tifozëve duhet të dënohet”, ka thënë Rexhepi për Gazetën Sheshi.

emini avdyli