Tifozët e Chelseat përdhosin statujën e legjendës së Arsenalit (VIDEO)

Disa nga fansat e Chelseat kanë përdhosur statujën e ish-trajnerit të Arsenalit, Herbert Chapman, jashtë stadiumit ‘Emirates’.

Chapman ishte trajner i “Topçinjve” prej vitit 1925 deri më 1934 dhe ka fituar një herë FA Kupën dhe dy herë ligën.

Statuja e tij ishte shpalosur në vitin 2011 jashtë stadiumit Emirates krahas busteve të Tony Adamsit dhe Thierry Henrys.

Para takimit të së dielës me Chelsean, një grup i fansave “Blu” e kanë mbuluar me letra ngjitëse fytyrën e statujës, raporton “Metro”. (Koha.net)