Tifozët e Barcelonës kërkojnë vdekjen e Neymar (FOTO)

Tifozët e Barcelonës janë shumë të hidhëruar me largimin e brazilianit Neymar

Sulmuesi brazilian, Neymar para disa ditësh pagoi klauzolën e tij prej 222 milionë eurove, për t’u transferuar në PSG.

Kjo ka irrituar tifozët e Barcelonës, të cilët assesi nuk pajtohen me këtë largim.

Madje në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Chapecoenses në kuadër të trofeut Joan Gamper, tifozët në Camp Nou kanë kërkuar vdekjen e tij.

“Nuk na duhesh këtu, Neymar i vdekur”, thuhet të kenë thirrur tifozët katalunas, shkruan AS.

Image