Tifozët e Arsenalit janë të njejtit mendim sa i përket çështjes së Granit Xhakës

Granit Xhaka ka startuar në të gjitha ndeshjet këtë sezon në Premierligë për Arsenalin.

Mesfushori nga Prishtina ishte edhe sot pjesë e formacionit të Arsenalit në barazimin prej 1:1 ndaj Southamptonit, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Por, jo për herë të parë, reprezentuesi zviceran ishte larg nga forma e tij më e mirë.

Pavarsisht se Xhaka ka mësuar shumë nga Wenger, tifozët e Arsenalit nuk e janë edhe aq të kënaqur me të.

Xhaka

Tifozët e Arsenalit në Twitter kanë kërkuar shpjegim nga Arsene Wenger se si ende starton me Xhakën para Jack Wilsheres.

Dhe shumica e tifozëve nuk janë duke e kuptuar këtë vendim nga trajneri francez.

Sa i përket Wilsheres, ai ende nuk ka startuar në Premierligë, por ka impresionuar me formën e tij në Europa League.

Gjithashtu, flitet se Wilshere mund të largohet në fund të sezonit për këtë arsye. /Gazeta Olle/

Xhaka