Tifozët ankohen në presidentin, nuk e keni iden se çka ka bërë ai në ato momente

Tifozët e skuadrës së madhe franceze, Olimpique Marseille, janë shumë të pakënaqur me rezultatet që ka arritur ekipi nga ‘Velodrome’.

Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për shkak të rezultateve të dobëta. Pas javës së 33-të në ‘Ligue 1’, ky ekip ndodhet në vendin e 14-të me 40 pikë të mbledhur, raporton ‘sovrani.info’.

Ankesat e tifozëve, nuk i ka marrë shumë parasysh presidenti i klubit, Vincent Labrune, i cili është zbuluar duke luajtur bilardo derisa ata ankoheshin. /Olle