“Tifozat Kuq e Zi”, thirrje qeverive për bashkimin e kombëtareve

Pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA dhe përfshirjes së saj në kualifikueset e Botërorit 2018, ndarja mes dy shteteve shqiptare u zyrtarizua edhe në futboll.

Ditët e fundit tema më e diskutuar ka qënë ajo e zgjedhjes së përfaqësueses nga futbollistët kosovarë, ku Rashica, Meha dhe Shala braktisën Shqipërinë për Kosovën, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve ka vendosur të vazhdojë për ngjyrat kuqezi.

Tifogrupi i kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”, me anë të një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe federatave të futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës, për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për krijimin e një lige të përbashkët kombëtarja dhe bashkimin në një të ekipeve përfaqësuese.

tkz