Tifo-grupi serb parakalon në Prizren!

Tifozët serb të njohur si “Taurunum Boys” të skuadrës së FC Zemun që garon në Ligën e Dytë të Serbisë kanë publikuar një imazh së fundmi nga qyteti i Prizrenit.

Tifo grupi nacionalist “Taurunum Boys” kishin ardhur në qytetin e Prizrenit gjatë muajit Gusht për ta ndjekur festivalin e filmit “Dokufest”.

Gazetasheshi.com mëson se pikërisht në këtë festival është shfaqur një film për këtë tifo grup dhe atë ka patur interesim të madh.

Më 7 gusht është transmetuar filmi midis Prizrenit në “Dokukino”, ndërkohë dy ditë më pas është transmetuar në “Kalanë e Prizrenit”, e njohur ndryshe si “Kino Kalaja”.

Në këtë film paraqiten “Djemtë Taurunum” që duken të ashpër. Ata kalojnë kohën e tyre duke bredhur nëpër vende të braktisura, duke organizuar ndeja e duke vozitur biçikleta.

Ëndrrat e tyre janë të thjeshta dhe dashuritë e tyre janë të panevojshme.