Tifo-grupi kosovar, konfirmon prezencën në inaugurimin e “Arenës Kombëtare” për ndeshje ndaj Francës

Tifozërit kosovare që udhëtojnë drejt Shqipërisë për të përkrahur kombëtaren “kuqezi” janë të shumta.

Tashmë për ndeshje ndaj Francës, Arpagjikt e Prizrenit kanë ardhur me njoftim të rëndësishëm për anëtarët e tyre, përcjellë Gazeta Olle.

Kjo tifozëri do të udhëton me 17 nëntor drejt “Arenës Kombëtare” për ta parë nga afër ndeshjen ndaj Kampionit të Botës Francës.

Më poshtë njoftimi nga Arpagjikt:

”Shqipëri e pa bërë
Bëje të bërë
Bëje ose vdis” – Ukshin HOTI.

SHQIPËRI – Francë 17 Nëntor

Ndeshja e radhës kualifikuese për Euro 2020 Shqipëri – Francë

Pas shumë viteve po kthehemi në Arenën Kombëtare, stadiumin Qemal Stafa

Si gjithmonë Arpagjik’t të Diellën me 17 Nëntor do të jemi në përkrahje të kombëtares Kuq e Zi ku për kundërshtar kemi kampionin e botës në fuqi Francën.

veri103 do të jetë sektori ku do të vendosemi në Qemal Stafa.

Krejt Arpagjikt që planifikojnë të udhëtojnë në mënyrë të organizuar me autobusët e Arpagjikt duhet ta rezervojnë vendin, të lajmërohen të Shtunën në tribunë apo eventualisht deri të Mërkurën me 5 Nëntor te Berat Gjinovci./GazetaOlle