Tifo-grupet vendore tregojnë zemrën e madhe para Bajramit, Pampurat ndihmojnë 6 familje!

Tifo-grupet vendore vazhdojnë të tregojnë zemrën e madhe me aktivitete të shumta humanitare.

Një të tillë para festës së Bajramit e kanë bërë edhe tifozët e Fushë Kosovës, Pampurat, përcjellë Gazeta Olle.

Ata kanë ndihmuar gjashtë familje në nevojë me pako ushqimore.

“Pandemia ndaloi aktivitete tona bamirese ne njefar menyre, por humaniteti yne nuk ndalet asnjehere!

Sot u ndihmuan 6 familje me pako ushqimore ne kete fund te muajit te shenjte!

Vlen te ceket se organizimi ishte vetjak nga anetaret e Pampurave, ku dy prej tyre Shefqet Zogaj dhe familia Sahiti nga Suedia u kujdesen qe keto 6 familje ne nevoje te kene çfare te shtrojne ne sofrat e tyre diten e Bajramit.

Te gjithe humanisteve, faleminderit, Fushë Kosova nuk ju harron”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/

Pandemia ndaloi aktivitete tona bamirese ne njefar menyre, por humaniteti yne nuk ndalet asnjehere!Sot u ndihmuan 6…

Gepostet von Pampurat Official am Freitag, 22. Mai 2020