Thierry Henry e komenton kështu largimin e mundshëm të Wengerit nga Arsenali

Legjenda e Arsanalit, Thierry Henry, ka deklaruar se Arsene Wenger duhet të mbetet trajner i Arsenalit.

E ardhmja e francezit është vënë në dilemë të madhe pas humbjes 3:1 në fundjavë nga Chelsea në udhëtim, humbje që e largon nga gara për titull.

“Personalisht, unë nuk mendoj se Arsene Wenger duhet të largohet”, ka deklaruar Henry për RMC.

“A duhet që ai të ndërrojë taktikat ose mënyrën e punës së tij? Unë nuk e di nëse ai mund ta bëjë këtë”.