Themeluesi i Milanit ishte një pijanec dhe djali i një kasapi!

Shumë tifozë të futbollit në të gjithë botën, nuk e kanë idenë se kush ishte Herbert Kilpin. Në të vërtetë ai është themeluesi i njërës prej skuadrave më të mëdha në botë, AC Milan. Kilpin ishte simpatizues i futbollit dhe uiskit, ai do të vdiste në varfëri të plotë, kur ishte 46 vjeç. Një shekull pas vdekjes së Herbert, Robert Neiri, një avokat nga Nottingham me origjinë italiane, ka vendosur ta bëjë të njohur këtë personazh.

Historia e Kilpin është si një film i vërtetë, prandaj Neiri ka vendosur të bëj një libër. I publikuar në anglisht dhe italisht, libri quhet “Lordi i Milan” dhe tregon detaje interesante nga origjina e klubit ‘kuqezi’ dhe themeluesit të tyre. Djali i nëntë i kasapit Edëard Kilpin dhe Sarah Smith, Herbert shkoi në Itali në momentin që në këtë vend shpërtheu industria e fabrikave dhe duheshin sa më shumë njohës të anglishtes. Ai udhëtoi për në Torino në vitin 1991. Kilpin nuk solli me vete vetëm njohjet për industrinë e tekstileve, por edhe dashurinë e pamasë për futbollin, e cila gjeti përkrahje të madhe në veri të Italisë.

Image result for herbert kilpin

Ai luajti futboll për Torinon dhe ishte pjesë e skuadrës që humbi në finale gjatë dy kampionateve të para të futbollit në Italisë. Më pas shkoi në kryeqendrën e Lombardisë, Milano. Duke qenë se i mungonte futbolli, në vitin 1899 ai themeloi një klub të cilin e quajti “Milan Foot-ball dhe Cricket Club”, që ne sot e njohim si AC Milan. Kilpin ishte trajneri, kapiteni, shpirti dhe zemra e skuadrës. Ai i udhëhoqi ‘kuqezinjtë’ në të parin nga tre tituj që fituan në atë periudhë. Kilpin dhe shokët e tij zgjodhën ngjyrat e klubit. Thënia e tij ka qenë: “Ngjyrat tona do të jenë e kuqja, sepse ne do të jemi djaj, dhe e zeza, që personifikoi terrorin që do të fusim në zemrat e kundërshtarëve.”

Image result for herbert kilpin

Ai ishte themeluesi i gjithçkaje te Milan.Te skuadra e parë kuqezinjve përfshiheshin njerëz nga më të ndryshëm. Biznesmenët dhe aristokratët luanin në krah të një kuzhinieri dhe një holandezi që gjatë kohës së lirë këndonte në Opera. Emri i tij ishte Francois Menno Knoote dhe kishte një zë që bënte për vete turmën. Thuhet se në ditët me shi, ulërimat e mesfushorit karikonin gjithmonë skuadrën. Britmat e tij në dhomat e zhveshjes ishin motivuese edhe për kundërshtarët. Kilpin kishte gjetur atë që në futbollin e ditëve tona quhet lideri, njeriu imazh.

Image result for herbert kilpin

Një herë, Kiplin po arbitronte një ndeshje ku po binte shi. Njëri nga anësorët e ndali lojën që atij t’i jepej një çadër. Kjo ndodhte gjithmonë deri në atë kohë, por Kilpin vuri rregullin që “xhaketat e zeza” duhet të lageshin dhe të vraponin njëlloj si futbollistët. Atëherë, njerëzit më me përvojë në këtë sport, Kilpin ishte një i tillë, gjykonin ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit, sepse ende nuk ishte krijuar një klasë e mirëfilltë gjyqtarësh. Ai anësor që mori çadrën dhe ia dha Kiplin, u bë shefi i gjyqtarëve dhe e vuri këtë rregull për të gjithë.

Image result for herbert kilpin

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi marrin pijet më të sofistikuar dhe proteinat e qumështit për të qenë në kulmin e formës, ndërsa Kilpin bazonte gjithçka te ëhisky skocez. Metodika e tij funksionoi sepse luajti deri në moshën 43 vjeçare. Por pas vdekjes së tij, tre vjet pas lënies së sportit, themeluesi i AC Milan u harrua dhe dalëngadalë, tani që ka kaluar një shekull është bërë anonim. Një grup historianësh sportivë e kanë ruajtur memorien e tij, duke nxjerrë edhe disa fotografi, të cilat po përdoren ndonjëherë si banderolë nga tifozët në “San Siro”, por Herbert Kilpin mbetet një figurë misterioze për të gjithë.

Image result for herbert kilpin

Tifozi i Milanit dhe specialisti Luigi La Rocca, nisi një fushatë për të krijuar një statujë që të kenë vendin e duhur për një personalitet të tillë në historinë e futbollit. “Në vitin 1998, si pjesë e kërkimeve për një libër timin shkova te varri i Kilpin në veri të Milanos. Atje kishte vetëm një tabelë, ku në të shkruhej Alberto Kilpin. Më vonë e zbulova që bëhej fjalë për Herbert Kilpin, por që kur ishte varrosur i kishin vënë emrin me të cilin e thërrisnin italianët. Ata preferonin Alberto para Herbert. Që nga viti 1999, në pllakën e varrit, tanimë është shkruar themeluesi i klubit të AC Milan dhe e kanë spostuar atje ku janë figurat më të rëndësishme të qytetit. Kjo është më e drejta”. /Gazeta Olle/

Image result for herbert kilpin