Barcelona ka gati 50 milionë funte për Ramseyn!

Nuk do të jetë vetëm Ilkay Gundogan mesfushori i cili do të transferohet në Camp Nou në afatin kalimtar të verës.

Sipas gazetës angleze “The Sun”, Barcelona është duke e menduar edhe transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Aron Ramsey.

Sipas këtyre informacioneve, drejtuesit e klubit spanjoll kanë përgatitur plot 50 milionë funte për kompletimin e këtij trasnferimi, me mesfushorin që e ka mirëpritur kalimin te skuadra e Luis Enriques. /Gazeta Olle

CFj4FajWgAArL2K
Ballina e numrit të sotëm (22 maj) të gazetës “The Sun”